


Tiranë, 9 shkurt 2017, NOA.al- Grabitet rrugës për në Rinas makina e blinduar, e cila transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë.
Mësohet se makinës i është bërë pritë në rrugë rreth orës 13.30 të ditës së sotme, në momentin që ishte drejtuar nga kryeqyteti drejt aeroportit të Rinasit, prej nga ku paratë nisen për jashtë shtetit.
Gjatë grabitjes së ndodhur pranë Qafë Kasharit, është marrë një shumë e konsiderueshme parash, të cilat po transportoheshin nga punonjësit e policisë private, të cilët janë zbritur nga makina nën kërcënimin e armës.
Grabitësit kanë marrë thasët me para dhe janë larguar.
Nga ana e policisë pranë Urës së Tapizës është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga grabitësit.
Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të pakta, ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e të dyshuarve./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





