
Këto janë pamje në 3D të transmetuara këtë mbrëmje në emisionin Opinion, nga grabitja spektakolare e ndodhur ditën e sotme në Rinas.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 13:24 në Qafë Kashar, në periferi të Tiranës, ku dy persona të veshur me kamuflazh, mundën të marrin shtatë thasë me lekë të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), të cilat transportoheshin me dy makina të blinduara për në aeroportin e Rinasit, me destinacion Vjenën.
Autorët u larguan duke djegur dy makinat në Fushë-Prezë, dhe duke u larguar më tej me një makinë tjetër bashkë me thasët me para. Deri më tani nuk dihet asgjë për identitetin e tyre.
Ndërkohë pak më herët policia bëri me dije se janë arrestuar pesë punonjësit e policisë private të sigurisë të cilët shoqëronin paratë e bankës së nivelit të dytë.
Arrestimi i tyre u bë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas rregullores, ata duhej të reagonin në momentin e sulmit të grabitësve dhe të qëllonin drejt tyre.
Në pranga u vunë: Xhelil Metaj, 43 vjeç punonjës SHPSF, Gentian Dedja, 31 vjeç punonjës SHPSF, Përparim Logu, 39 vjeç, punonjës SHPSF, Endrit Daçi, 31 vjeç, shofer i shoqërisë, Dashamir Balla, 42 vjeç shofer i shoqërisë.
Ndërkohë, aksioni për gjetjen e autorëve të grabitjes vazhdon dhe në të janë përfshirë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi sot në Qafë-Kashari, pranë rrugës për në Rinas. Pesë persona të armatosur dhe të veshur me kamuflazh nën kërcënimin e armëve arritën të merrnin një shumë nga 100 mijë euro deri në 2 milionë euro, por asgjë e konfirmuar zyrtarisht.
Pesë autorët pasi goditën një prej blindave, thyen me mjete të forta një prej xhamave të makinës dhe nën kërcënimin armëve kanë marrë thasët me para. Më pas ata kanë djegur makinat e tyre pranë urës së Limuthit, afër Qafë Kasharit./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





