





Tiranë, 10 shkurt 2017, NOA.al- Shkon në gjashtë numri i personave të arrestuar lidhur me grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në afërsi të Rinasit, ku u morr një shumë e konsiderueshme parash të një banke të nivelit të dytë teksa po transportoheshin drejt aeroportit, për t’u transferuar jashtë vendit.
I arrestuari i fundit është 56- vjeçari Fatmir Gapi me detyrë drejtus teknik i Shoqërisë Private të Sigurinë Fizike.
Gjithashtu policia bën me dije se pas grabitjes spektakolare, kësaj kompania i është hequr licenca.
Gjithçka ndodhi rreth orës 13:24 të së enjtes, në segmentin rrugorë interurban Qafë Kashari – Rinas, ku u vodhën me armë zjarri, nga disa persona të paidentifikuar, dy automjete në dukje të blinduara të një Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, e më pas janë larguar me dy mjete të cilat janë gjendur të diegura pranë vendit të ngjarjes.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56, dy automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike dhe dy automjetet e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët.
Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende nuk është përcaktuar.
Të arrestuarit janë Fatmir Gapi, 56 vjeç, me detyre drejtues teknik i SHPSF, Xhelil Metaj , 43 vjeç, me detyre punonjës SHPSF, Gentian Dedja, 31 vjeç, me detyre punonjës SHPSF, Përparim Logu, 39 vjeç, me detyrë punonjës SHPSF, Endrit Daçi, 31 vjeç, me detyrë shofer i shoqërisë dhe Dashamir Balla, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer i shoqërisë.
Ata akuzohen për veprat penale të “Vjedhjes me armë” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Shpërdorim detyre”.
Kronologjia e ngjarjes
Në orën 13:10 njofton patrulla e policisë se mjetet e blinduara të Shoqërisë Private sigurisë fizike kanë kaluar në drejtim të Rinasit.
Në orën 13:24, ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë.
Me marrjen e njoftimit patrulla e policisë është nisur në drejtim të vendit ku është marrë telefonata.
Në mes të rrugës është konstatuar trafik nga patrulla dhe janë detyruar të lënë makinën dhe të shkojnë më këmbë në drejtim të Universitetit.
Në orën 13:29 shkon shefi i Komisariatit Vorë në vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.
Në orën 13:34 ka ardhur një tjetër telefonatë, nga punonjësi i firmës private i cili ka kërkuar ndihmë policore.
Në orën 13:35 patrulla e policisë mbërrin në vendngjarje dhe ka marrë kontakt me drejtuesin e mjetit të shoqërisë fizike.
Ata i kanë shpjeguar oficerit të patrullës së përgjithshme lidhur me ngjarjen.
Nga Salla Operative e shoqërisë përkatëse nuk është dhënë asnjë njoftim mbi ngjarjen e ndodhur në sallën operative të Drejtorisë Vendore Policisë Tiranës.
Në vendngjarje janë konstatuar dy automjete të përshtatura si të blinduara të një shoqërie private, që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.
Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga nga një automjet tip fuoristradë duke e goditur fugonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej tij kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.
Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë të shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit e shoqërisë private të cilët ndodheshin në të.
Pasi kanë marrë sasinë e parave, ata janë larguar me të dy automjetet e tyre.
Automjetet e shoqërisë fizike të përshtatur si mjet i blinduar janë dëmtuar nga autorët në pjesën e pasme duke përdorur mjet prerëse të dyshuar motosharrë dhe marrë më pas shumën e parave.
Gjithashtu është konstatuar se kamerat e mjeteve të përshtatura si blind kanë qenë të fikura dhe GPS nuk ka qenë i vendosur në thasët e parave por në një thes i cili u gjet i vendosur poshtë sediljes së shoferit.
Në vendngjarje janë fiksuar gëzhoja.
Nga shërbimet policore, janë konstatuar/gjetur dy mjete që po digjeshin pranë disa banesave, në vendin e quajtur "Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.
Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.
Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar./a.y/noa.al
Grabitja pranë Rinasit, deputeti i PS kërkesë Tahirit: Policia të padisë bankën
Grabitja rrugës për në Rinas, cila është siguria e detyrueshme në transportin e parave
Skema 3D, si u grabit shuma marramendëse e bankës në makinat e blinduara
Policia jep detaje për grabitjen në Rinas: Grabitësit prenë me motosharrë blindat
Grabitja në afërsi të Rinasit, arrestohen policët privatë që shoqëronin paratë
Aksion nga ajri dhe toka për kapjen e grabitësve, flet roja: Si na plaçkitën maskat
Grabitja afër Rinasit, rrëfehet dëshmitari: Ishin pesë persona, qëlluan me armë
Pamjet nga grabitja e makinës që transportonte paratë e bankës drejt Rinasit
Grabitet rrugës për në Rinas, makina që transportonte paratë e një banke
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





