Transmetuar më 20-10-2017, 12:42

Ish-Kryeministri Sali Berisha bën një deklaratë të fortë, ndërkohë që po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, ku kërkohet heqja e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, si i akuzuar për trafik droge dhe më tej arrestimi i tij.

Ai thotë se Edi Rama është dorëzuar para ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe se ai e ka marrë peng.

Berisha thotë se Rama po lobon fuqishëm pranë segmentesh të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të Tahirit.

“Pengmarrje! Rama dorëzohet para Tahirit! Rama lobon fuqishëm pranë segmentesh të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit! Kjo sepse Tahiri ka marrë peng Edi Ramën!”, shkruan Berisha në Facebook.

Në përfundim të pyetjeve dhe diskutimeve mes anëtarëve të Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit dhe përfaqësuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, do të dilet me vendim për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit, për Saimir Tahirin. /a.y/noa.al

A nisi hetimi për Tahirin pas shkrimit në gazetë? Prokuroria ka këtë sqarim

Heqja e imunitetit, Prokurori sqaron pse kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit

Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra

Këshilli i mandateve mblidhet për mandatin e Tahirit, Ruçi: Do shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë

Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen

Tahiri futet mes brohoritjesh në Kuvend: Duroni dhe prisni dhe pesë minuta

Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht. Llalla: S’i ke të qarta ligjet e reja

Xhafaj: Provat që kam parë s’e fajësojnë Tahirin, Prokuroria po përdoret politikisht

Deklarata e fortë e Tahirit: Unë po shkoj në burg, po arrestohem

A ndiheni i tradhtuar apo kurban? Tahiri ka këtë përgjigje

Rrëfimi i Saimir Tahirit: Pse jam një hap larg arrestimit tim

Kërkesa për arrestimin, Rama: Drejtësi për të gjithë dhe këdo, Tahiri të vërtetojë pafajësinë