Transmetuar më 20-10-2017, 12:11

Në vijim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, ku kërkohet heqja e imunitetit dhe më tej arrestimi i deputetit Saimir Tahiri, përfaqësuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, po ju përgjigjen pyetjeve të deputetëve.

Prokurori Besim Hajdarmataj deklaroi se nga autoritetet italiane po përgatitet dhe pjesa tjetër e materialit hetimor, dhe se i gjithë procedimi dhe marrja e materialeve është bërë në rrugë zyrtare.

“Pasi kemi shkëmbyer një letër-porosi me autoritetet përkatëse kemi nisur procedimin penal. Kemi përkthyer momentet ku implikohet deputeti Tahiri, por aty ka dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet”, u shpreh Hajdarmataj.

I pyetur nëse letër-porosia e shkëmbyer me autoritetet italiane ka kaluar përmes ministrisë së Drejtorisë, prokurori tjetër Gentian Osmani tha se është vënë në dijeni për këtë letër-porosi ministria, por se materialet kanë ardhur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe më tej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

I ngacmuar nga deputeti socialist Ulsi Manja, nëse mjafton një shkrim gazete për të çuar në burg një deputet të Republikës së Shqipërisë, prokurori Hajdarmataj tha se ka pasur procedim zyrtar dhe akte zyrtare të përfshira në fashikullin e hetimit.

Prokurorja Elisabeta Imeraj, tha nga ana e saj se prokuroria ka nisur procedimin penal për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Sipas saj dalja në media e disa elementëve dhe të dhënave, si dhënia e shpërblimeve për të dyshuarin Saimir Tahiri si ish-funksionar i lartë i shtetit, kanë shërbyer si elementë specifik për nisjen e procedimit penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, në sajë të veprimtarisë së gjatë të shtrirë në kohë për grupin kriminal “Habilaj”.

Prokurorja sqaroi se kanë nisur disa procedime dhe jo vetëm procedimi i fundit, duke u ndalur edhe në sekuestrimin e lëndës narkotike në Babicë të Vlorës, mbrëmjen e së mërkurës.

Gjithashtu prokurori Hajdarmataj tha se në aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, janë të përfshirë dhe zyrtarë të policisë. /a.y/noa.al

Heqja e imunitetit, Prokurori sqaron pse kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit

Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra

Këshilli i mandateve mblidhet për mandatin e Tahirit, Ruçi: Do shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë

Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen

Tahiri futet mes brohoritjesh në Kuvend: Duroni dhe prisni dhe pesë minuta

Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht. Llalla: S’i ke të qarta ligjet e reja

Xhafaj: Provat që kam parë s’e fajësojnë Tahirin, Prokuroria po përdoret politikisht

Deklarata e fortë e Tahirit: Unë po shkoj në burg, po arrestohem

A ndiheni i tradhtuar apo kurban? Tahiri ka këtë përgjigje

Rrëfimi i Saimir Tahirit: Pse jam një hap larg arrestimit tim

Kërkesa për arrestimin, Rama: Drejtësi për të gjithë dhe këdo, Tahiri të vërtetojë pafajësinë