Transmetuar më 20-10-2017, 10:13

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është pyetur sot lidhur me çështjen e ish-ministrit Tahiri.

Në reagimin e tij para gazetarëve Xhafaj theksoi se nga provat që ai ka parë për çështjen e Tahirit nuk e fajësojnë ish-ministrin e Brendashëm, ndërsa shtoi se persona pa kontribut në Prokurori sipas tij po përdoren politikisht.

“Jemi në rastin ku segmente të Prokurorisë po përdoren politikisht. Provat që kam parë nuk e fajësojnë Tahirin. Njerëz pa kontribut në Prokurori po e përdorin politikisht. Pra nga ato që kam parë dhe jam bërë publik. Nëse Prokuroria ka  çështja të tjera, le t’i shohë. Por, para se të jem ministër, jam ligjvënës, jurist dhe nga ky këndvështrim, precedentë të tillë janë të rrezikshëm: janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe marrëdhëniet parlamentare.

Nëse Prokuroria disponon prova të tjera mbetet për t’u gjykuar. Unë druaj dhe jam i preokupuar mos të ndodhë ajo që ndodhi në Vlorë, kur prokurori para se të merrte provën, mendoi si të përdorej politikisht për një çështje. Një gjë e tillë e përsëritur dhe e dëmshme për autoritetin e organit të akuzës", ka thënë Xhafaj.

Reagimi i zotit Xhafa vjen një ditë pasi ish- ministri Tahiri këmbënguli në pafajësinë e tij, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha në prag të mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Imunitetit dhe Mandateve se PS nuk do të pengojë drejtësinë.

Opozita nga ana e saj po akuzon kryeministrin dhe PS se po përpiqet të zhdukin provat e krimit të ish ministrit Tahiri. /b.l/noa.al/