Transmetuar më 20-10-2017, 11:23

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit do të vendosë sot se çfarë qëndrimi do të mbajë Kuvendi për një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kjo kërkesë e prokurorisë vjen pas përgjimeve të bëra publike nga mediat italiane, ku Tahiri përmendet si pjesë e strukturave kriminale dhe drogës.

Në fillim të mbledhjes Granoz Ruçi u shpreh se siapas rregullores deputeti ka të drejtë të shprehet me shkrim ose me gojë për çështjen, ndërsa shtoi se kërkesa e prokurorisë i është shpërndarë anëtarëve të Këshillit dhe Tahirit.

“Deputeti ka të drejtë të shprehet me shkrim ose me gojë për çështjen. Në respektim të rregullores.

Kërkesa e Prokurorisë i është shpërndarë anëtarëve të Këshillit, i është vënë në dispozicion deputetit Tahiri. 

Janë të pranishëm anëtarët e Këshillit, përfaqësues të Prokurorisë dhe vetë deputeti me avokatin e tij”, tha Ruçi./b.l/noa.al/