Transmetuar më 19-10-2017, 23:23

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një rrëfim të gjatë në emisionin “Opinion” ka folur gjatë për akuzat e ndaj tij, kërkesën e Prokurorisë për arrestim dhe deri tek marrëdhënie me kryeministrin Rama për të cilin tha se nuk i ka si më parë.

Tahiri është shprehur se kërkesa e Prokurorisë për të është jo korrekte, sepse ajo nuk kërkon ta hetojë, por me heqjen e mandatit do ta arrestojë.

“30 minuta para ngjarjes në Gërdeci ka folur me pronarin e firmës. Dhe nuk u thirr kurrë që të dëshmojë. Vetëm se u permenda nga dy kriminelë. Unë po shkoj në burg, po arrestohem. Kjo është Shqipëria ku numëron fletët e bllokut dhe numëron 7 përqindat, është presidenti i Republikës. E kam armik që nga dita e parë si ministër. Nuk më intereson fare. Kjo është Shqipëria Lorenc.”, tha Tahiri.