Transmetuar më 19-10-2017, 21:50

“I vetmi gabim i imi ishte që nuk e verifikova se ata persona merreshin me aktivitet të jashtëligjshëm. Ky ishte gabimi im, unë nuk e bëra në atë kohë, por duhej ta kisha bërë. Pas denoncimit të Dritan Zaganit, unë hetova rreth tyre dhe zbulova se makina ishte në emrin tim”

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahirit, pak para fillimit të emisionit “Opinion” në TV Klan, ka marrë në dorëzim një dosje nga një punonjës i Kuvendit.

Kjo është letra që e njeh ish-ministrin Tahiri me akuzën e Prokurorisë. 

Pas një hetimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar mesditën e sotme Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Heqja e imunitetit nënkupton lënie dorë të lirë akuzës për të kërkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda arrestimin e ish-ministrit nga viti 2013 deri në marsin e 2017.

Tahiri: Kërkesa e Prokurorisë ishte befasuese dhe e pazakontë

Ish-ministri i Brendshëm, tha në studion e emisionit “Opinion” se kërkesa e Prokurorisë për Krimet e Rënda, për heqjen e imunitetit ishte surprizë dhe e pazakontë. 

Tahiri tha se një kërkesë e tillë nuk është e zakonshme për një ministër, i cili duhet të hyjë në burg me ata që ka arrestuar.  

Tahiri: Kurrë nuk kam udhëtuar në makinë me Habilajt

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte ka deklaruar se Moisi Habilaj kurrë nuk ka udhëtuar në makinën e tij.

Tahiri tha se i vetmi gabim i tij ishte se “unë u kërkova kushërinjve të largët të më jepnin makinën që u kisha shitur, për të shkuar me pushime”.

Ai tha se “unë isha ministër në atë kohë dhe mund të merrja një makinë çfarëdo, por nuk më shkoi mendja se ata janë disa persona që merren me aktivitet të jashtëligjshëm”. 

“I vetmi gabim i imi ishte që nuk e verifikova se ata persona merreshin me aktivitet të jashtëligjshëm. Ky ishte gabimi im, unë nuk e bëra në atë kohë, por duhej ta kisha bërë. Pas denoncimit të Dritan Zaganit, unë hetova rreth tyre dhe zbulova se makina ishte në emrin tim”, -tha Tahiri.

Tahiri tha se unë kam shkuar menjëherë në Prokurori dhe i kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të hapë një hetim. Ai tregoi se Prokuroria e hapi një hetim rreth tij, por doli me një vendim pas një viti. 

Tahiri: Çfarë biseduam me Ramën dje 

Saimir Tahiri pranoi se ka biseduar me Kryeministrin Rrama ditën e djeshme dhe ka patur një takim me të.

“Ka patur një bisedë normale për një situatë anormale”, Ka thënë Tahiri duke u përpjekur t’i shmanget një përgjigjeje konkrete. 

Ai ka shtuar se nuk ka kërcënuar njeri e aq më tepër Kryeministrin. “Çdo e vërtetë e imja nuk është kërcënim për kërrkënd”, ka shtuar Tahiri duke mos u zgjatur në këtë argument.