Transmetuar më 19-10-2017, 22:13

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur që këtë të enjte të flasë në studion e emisionit “Opinion” për të gjitha akuzat e drejtuara në adresë të tij.

Pyetjes së në panel nga Lorenc Vangjeli, nëse ndihej ose jo i tradhtuar, Tahiri i është përgjigjur se nuk pret mbrojte nga askush dhe se do të shqetësohej nëse do e braktiste e vërteta.

Vangjeli: Ndiheni i tradhëtuar apo kurban?

 “Unë nuk pres mbrojte nga askush, as nga familja , as nga kolegët e aq më pak nga kryeministri, që ka një barrë më të madhe sesa unë, sesa ne, e që mund t’i vijë dita që të lerë mënjanë një mik e koleg. Unë do të shqetësohesha nëse do të më braktiste e vërteta,”-është shprehur Tahiri.