Transmetuar më 22-06-2024, 08:29

Babai i një vajze 2-vjeçare, e cila u sulmua nga një kangur në shtëpinë e familjes në Uellsin e Ri Jugor, po cilësohet si hero në Australi. Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet kanguri teksa sulmon fëmijën duke luajtur në kopshtin e shtëpisë dhe duke e hedhur në tokë. “Kanguri mashkull sulmoi fëmijën tonë.

Fatmirësisht edhe fëmija kishte veshur rroba të trasha dhe ishim afër”, tha nëna e vajzës. Siç shihet edhe në video, babai i fëmijës kur ka parë sulmin ka arritur ta largojë kangurin.

Sipas mediave lokale australiane, fëmija nuk është lënduar rëndë nga ky sulm i frikshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd