Transmetuar më 13-06-2024, 20:25

TIRANË- Emra të shumëpërfolur të krimit me dosje të mbushur me vepra të ndryshme penale, dyshohet sesi vendstrehim kanë zgjedhur Dubain. Sipas gazetarit Eni Ferhati ndikim në këtë strehim të njerëzve të krimit në Dubai është politika fiskale që ky vend ka, duke u mundësuar atyre edhe investimin në pasuri të paluajtshme.

Gazetari tregoi në Euronews edhe rastin e një shqiptari të cilit në banesë iu gjetën 8 milione euro në shtëpi, gjë që kishte habitur policinë, pasi nuk ka asnjë arsye që shuma të tilla t’i mbash në shtëpi, kjo sepse edhe nëse i depoziton në bankë, askush nuk të kërkon llogari. Përgjigja e shqiptarit kishte lënë të habitur edhe policinë në Dubai, ku iu kishte thënë se atë shumë e ka vetëm për shpenzime ditore.

“Në një nga ndalimet e këtyre shqiptarëve që mbahen për 30 ditë e më pas lirohen. Gjatë kontrollit në banesën e një shqiptari, autoritet e policisë së Dubait gjetën 8 milionë euro cash, atyre u bëri përshtypje se përse një shumë kaq e madhe mbahej në banesë ndërkohë që ti mund ti çosh në bankë e askush nuk të kërkon të thuash se ku i gjete. Përgjigjja e eksponentit të kërkuar nga policia por që tashmë gëzon lirinë atje, kishte çuditur edhe policinë e Dubait pasi ai ishte përgjigjur se këto para i kishte për shpenzime ditore, pasi të tjerat i kishte në bankë.”,-tha gazetari Ferhati.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd