Magazinë
Transmetuar më 29-05-2024, 14:16

Prezantuesja e programit të mëngjesit në televizionin amerikan Boston 25, Vanessa Welch, është lavdëruar për profesionalizmin e shfaq gjatë transmetimit direkt.

Gjithçka ndodhi kur prezantuesja derisa po fliste e befason një mizë, që fillimisht i ndalet në sy dhe më pas i futet në gojë, siç shihet edhe nga pamjet të cilat kanë bërë xhiron në rrjet.

Por as kjo sfidë nuk e ndaloi që ajo të vazhdojë me moderimin e programit të mëngjesit, pavarësisht se gëlltiti mizën.

Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të habitur me prezantuesen amerikane, e cila u “sakrifikua” për të vazhduar programin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd