Transmetuar më 30-05-2024, 08:15

Një zbulim i tmerrshëm është bërë nga një grua gjatë një emisioni të famshëm radiofonik në Australi, pasi ajo ka treguar se ka ngrënë hirin e gjyshes duke e gatuar me makarona.

“E hëngra gjyshen”, tha gruaja, duke tronditur producentët e emisionit të mëngjesit në radio Fifi, Fev & Nick, raporton noa.al duke cituar "People".

Cheyenne nga Narre Warren në Victoria bëri rrëfimin befasues pasi mori pjesë në shfaqjen e mëngjesit në Melburn Fifi, Fev & Nick gjatë segmentit të tij ‘Cashfessional’ të martën, më 28 maj.

“Ndjehem sikur jemi më afër se kurrë. Gjyshja do të jetojë përmes meje përgjithmonë"

Producentët u shtangën nga zbulimi dhe pyetën gruan që e prezantoi veten si Seyenne nga Nar Warren, Victoria, se si e hëngri gjyshen e saj.

Kur e pyetën se si e hëngri gjyshen e saj, ja si Seyenne shpjegoi se si ndodhi gjithçka: "Gjyshja ime vdiq vitin e kaluar në gusht. Ajo u dogj dhe ne ruajtëm hirin në një vazo.

Padyshim që unë dhe familja ishim të pikëlluar, kështu që shkova te mamaja një natë dhe mendova se do ta gëzoja paksa kur i thashë atë që më kishte shkuar në mend: "le të provojmë të hamë gjyshen".

Kështu që, – vijon tregimin gruaja në moshë të te, – mora hirin dhe e përziera me salcë për makaronat dhe i hëngrëm.

Rrëfimi nuk u ndal me kaq, pasi gruaja pranoi se ka bërë ushqim me hirin e gjyshes edhe për vëllain e saj, i cili së fundmi doli nga burgu.

“Kjo është pjesa që nuk ia kam thënë askujt. Ne kemi jetuar së bashku që kur ishim fëmijë të vegjël. Kështu që mendova se do të ishte gazmore të bëja shaka… dhe vendosa pak nga hiri i gjyshes në salcën e makaronave”, shtoi ajo.

Në fakt, një nga producentët, Brendan Fevola, ka bërë shaka duke gjetur dhe një emër për këtë lloj gatimi të kobshëm: “Spaghetti alla nan” (spageti alla grandma).

"Unë kam një varësi të çuditshme ndaj hirit"

Seyenne vazhdoi duke thënë se ajo ka "një varësi të çuditshme" ndaj hirit dhe beson se ngrënia e tij e ndihmon që të lidhet me gjyshen e saj të ndjerë.

"Ndjehem sikur jemi më afër se kurrë," tha ajo, duke shtuar: "Gjyshja do të jetojë përmes meje përgjithmonë".

“A ke ndalur së e ngrëni … atë?” e pyeti Fifi në një pyetje tjetër.

“Do të them po për ju”, – iu përgjigj Seyenne mikpritësve të zhgënjyer që e kuptuan se isht një jo,- duke shtuar se hirin e ha “për qejf”.

“A të ka mbetur më hi?” e pyeti më tej Fifi dhe ajo zbuloi se kishte ende.

Në një video të postuar në Instagramin e emisionit, të tre producentët shihen dukshëm të tronditur nga rrëfimi, teksa gulçonin, qeshnin dhe vunë kokën në duar duke dëgjuar historinë e Seyenne.

"Kjo ishte kaq shqetësuese dhe e neveritshme," tha një nga përdoruesit e shumtë që komentoi postimin. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd