Transmetuar më 28-02-2024, 15:44

Të qenët multi-tasking në ditët e sotme nuk është më një avantazh, por gati-gati një domosdoshmëri.

Në një botë që s’njeh limite vetëm njerëzit e aftë të bëjnë disa gjëra njëkohësisht duket se ia dalin në jetë.

Shpesh pajisjet teknologjike janë ato që na vijnë në ndihmë dhe ndoshta deri më tani nuk e keni ditur se për një përditshmëri plot produktivitet, keni nevojë vetëm për tre pajisje.

Të qenët i lidhur dhe të paturit akses në një ekosistem të fuqishëm është një investim. Ekosistemi Galaxy, mundësisht me sa më shumë pajisje të zgjuara është pikërisht zgjidhja jo vetëm për një stil jetese më të shëndetshëm, por edhe nje produktivitet më të lartë.

Pajisjet Samsung janë të gjithanshme dhe do ndryshojnë mënyrën se si ndërveproni me pajisjet e zgjuara.

Edhe një herë Samsung shtyn kufijtë e universalitetit të smartphone-ve me pajisjet e palosshme të gjeneratës së katërt dhe aksesorët e tjerë.

Gjenerata e pestë e pajisjeve të palosshme Galaxy: Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Z Fold5 janë pajisjet e palosshme që zhbllokojnë aftësi të jashtëzakonshme të aplikacioneve e shumë opsioneve të tjera që na vijnë në ndihmë në përditshmërinë tonë.

Me performancë të fortë dhe një bateri të optimizuar të mundësuar nga procesori më i fundit, seria Samsung Galaxy Z transformon atë që është e mundur të bësh me një smartphone – të hapur ose të mbyllur.

Me një nga këto pajisje mund të kryeni në mënyrë të pandërprerë disa detyra njëkohësisht.

Por më e rëndësishmja është të shprehurit të vetvetes. Me një dritare të re Flex Window, 3,78 herë më e madhe se gjenerata e mëparshme, me një gamë të gjerë aftësish ekzistuese dhe të reja, i mbyllur, Galaxy Z Flip5 apo Galaxy Z Fold5 janë më të përdorshëm se kurrë më parë.

Nga Flex Window, aksesoni shpejt dhe pa mundim informacione të dobishme dhe mund të bëni një sërë veprimesh, kryerje telefonatash, përgjigje mesazhesh, kontrolli i playlistët etj.

FlexCam, Dual Preview, Super Steady, Auto Framing dhe shumëpërmirësime në sajë të AI, do të shndërrojnë këdo në një artist të vërtetë.  Këto pajisje ofrojnë produktivitet të fuqishëm në një ekran të madh dhe u mundësojnë përdoruesve të kryejnë detyra të rëndësishme nga kudo.

Të mbash në kyçin e dorës një orë Galaxy Watch6, do të thotë të zotërosh të gjitha informacionet që mund të ndryshojnë jetën.

Seria e re Galaxy Watch6 ofron monitorim të hollësishëm të gjumit, dizajn të personalizuar, plus qëndrueshmëri më të madhe që formëson zakonet e mira të përditshme të mirëqenies.

Me Galaxy Watch, të gjithë do të zotërojnë jo vetëm pajisjen e fuqishme, por edhe të dhënat dhe burimet e nevojshme jo vetëm për të kuptuar më mirë shëndetin, por edhe për t’u trajnuar në rrugëtimin tuaj.

Galaxy Watch6 përmirëson veçoritë në të cilat konsumatorët mbështeten çdo ditë, dhe është një ndër ora më të qëndrueshme të Samsung deri më tani.

Këto pajisje inteligjente do të zëvendësojnë dhjetëra aplikacione dhe pajisje të tjera dhe do t’ju ofrojnë një përvojë premium. Seritë Galaxy Watch6 do t’ju ofrojnë njohuri të nevojshme që mund të çojnë në ndryshime pozitive gjatë gjithë kohës, duke ofruar këshilla të personalizuara dhe inkurajim.

Veçoritë e fitnesit bëhen më të personalizuara gjithashtu për t’i mbajtur përdoruesit të motivuar gjatë gjithë udhëtimit të tyre me serinë e Galaxy Watch6.

Me ‘Personalized Heart Rate Zone’, Track Run apo Custom Workout kjo orë ju lejon të ndërtoni dhe gjurmoni rutinën tuaj të personalizuar të stërvitjes. Me pajisjet e lartpërmendura ju thjesht do të jeni i PANDALSHËM.

Mos humbisni dhe:

Galaxy S24 hap dyert e epokës së re Galaxy AI

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd