Transmetuar më 27-02-2024, 08:05

Lukas Podolski, një futbollist 38-vjeçar, ende aktiv në kampionatin polak me Gornik Zabrze, pasi ka spikatur në Këln, Bayern Munich, Arsenal, Inter, Galatasaray, Vissel Kobe dhe Antalyaspor, ka fituar “medaljen e artë” si “mbret i qebapit”.

Angazhimet kulturore, sociale dhe të biznesit të Podolskit e kanë shtyrë atë gjatë karrierës së gjatë dhe të suksesshme për të nisur një festival muzikor, për të krijuar një qendër sportive dhe një turne futbolli të famshëm me fansat.

Në vitin 2017, vetëm dy vite pasi u largua nga Arsenali, sulmuesi polako-gjerman krijoi markën e tij të akulloreve “Ice Cream United”. Në vitin 2018 hapi restorantin e tij të parë me qebapë, të cilin e quajti “Mangal Doner”, pasi u frymëzua nga koha e aktivizimit te Galatasaray në Turqi. Në vetëm pak vite, marka “Mangal Doner” është zgjeruar në të gjithë Gjermaninë, me 30 restorante të hapura.

Podolski, i cili luajti 130 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë dhe shënoi 49 gola, është i përfshirë në mënyrë aktive në zgjerimin e “Mangal Doner”: "Nëse porosit një vakt në McDonald’s, ju paguani aq sa në restorantet e mia, ose edhe më shumë… Megjithatë, ushqimi i tyre do të jetë një m*t, i mungon cilësia. Ushqimi në restorantet e mia është me cilësi të garantuar".

Gazeta “The Sun” publikon se Podolski ka arritur ta rrisë pasurinë e tij neto me këtë lloj biznesi me më shumë se 207 milionë euro.

Lukas Podolski

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit