Transmetuar më 27-02-2024, 08:10

Disa dashuri nuk mbarojnë. Ato marrin kthesa të mëdha dhe më pas përfundojnë përsëri ku u nisën. Ky nuk është rasti i Romeo Beckham dhe Mia Regan, një çift që vazhdon të prodhojë lajme.

Të dy tashmë ishin ndarë kur futbollisti i ri u transferua tek Inter Miami në SHBA. Rikthimi në Angli, falë kontratës me Brentford, iu kishte dhënë mundësi dy ish-ëve të afroheshin, por tashmë duket se ka marrë fund.

Djali i David Beckham dhe Victoria Adams njoftoi fundin e lidhjes së tij me një postim të publikuar në profilin e tij në Instagram: “Pas disa vitesh dashuri nuk jemi më të lidhur me njëri-tjetrin, por vazhdojmë të ruajmë një miqësi të fortë, të cilën do ta mbajmë gjithmonë”.

Disa fjalë për t’i thënë lamtumirë një historie të diskutueshme dhe përfundimisht të dështuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit