Një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi terrorist në një autostradë në periferi të Jerusalemit.
Ngjarja ndodhi pranë vendbanimit hebre Maale Adumim, ndërsa sipas informacioneve 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Sipas policisë 3 terroristë palestinezë kryen sulmin pranë pikës së kontrollit az-Za’ayyem, midis Jerusalemit dhe Ma’ale Adumim.
Treshja hapi zjarr ndaj izraelitëve që prisnin në trafik ndërsa po shkonin drejt Jerusalemit, disa qindra metra përpara pikës së kontrollit.
Dy nga personat e armatosur u qëlluan nga forcat e sigurisë në vendngjarje, ndërsa i treti u largua fillimisht, përpara se të qëllohej pak më vonë, pas kërkimeve të policisë në zonë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd