Transmetuar më 10-02-2024, 08:01

Cristiano Ronaldo ka shkaktuar zemërim të madh në Arabinë Saudite, pasi u kap në kamera duke fërkuar një shall të Al-Hilal në pjesët e tij intime, para se ta hidhte përsëri drejt turmës së tifozëve rivalë, prej nga iu hodh teksa po shkonte drejt dhomës së zhveshjes.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte me humor të keq, pasi humbi me Al-Nassr e tij 2-0 ndaj rivalëve të Ligës Pro Saudite në Kupën e Riadit. Ai ishte i gjithi i buzëqeshur para ndeshjes, kur superylli i WWE, Undertaker, bëri një paraqitje surprizë së bashku me trofeun që ishte në dispozicion.

https://twitter.com/football_ll55/status/1755707856639123730

Gëzimi i Ronaldos shpejt u kthye në zemërim, me superyllin portugez të shënjestruar nga shumë kore provokuese (Messi, Messi, Messi) nga tifozët kundërshtarë, të cilëve nuk mund të mos iu përgjigjej. Më pas ai bëri figurë të shëmtuar kur u largua nga fusha, në “bilbilin” e fundit.

Pasi pa disa shaje blu dhe të bardhë të Al-Hilal të hedhura në drejtim të tij, ndërsa po vraponte poshtë tunelit të stadiumit, Ronaldo mori njërën dhe e fërkoi në pjesët intime, para se ta hidhte mënjanë. Lëvizjet e tij janë dënuar gjerësisht në rrjetet sociale, me 39-vjeçarin të akuzuar për mungesë klasi.

Ronaldo u rikthye në veprim kundër Al-Hilal, pasi kaloi dëmtimin që e pengoi atë të rreshtohej kundër rivalit të përjetshëm, Lionel Messi, në një përplasje të mëparshme të Kupës së Riadit me skuadrën e MLS, Inter Miami. Ndeshja e ardhshme e Al-Nassr do të jetë ndaj Al-Feiha.

https://twitter.com/football_ll55/status/1755704215702274084

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit