Transmetuar më 21-11-2018, 09:29

Një person i cili mbante armë zjarri pa leje dhe municione në banesë, është vënë në prangat e policisë.

Altin Mera, 41 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Dibër i dënuar më parë për plagosje, u arrestua gjatë kësaj të marte.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se Mara mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, shërbimet e policisë kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij.

Gjatë kontrollit uniformat blu kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik, me dy krehëra të mbushur me fishekë, si dhe një sasi municioni prej 950 copë fishekë të fshehura në një çantë, të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik model 56, dhe sasia e municionit.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /a.y/noa.al