Transmetuar më 29-10-2018, 13:53

Kreu i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, ka folur për mediat, pas vizitës së ngushëllimit, ndaj minoritarit grek të vrarë këtë të diel në Bularat, të Gjirokastrës, Kostandinos Kacifa.

Ai tha se ajo që mbizotëron janë ngushëllimet dhe mbështetja për vajzën 13-vjeçare të të ndjerit, të ëmën, të atin dhe gjithë familjarët.

“Theksojmë thirrjen tonë për gjakftohtësi, por të tregojmë vendosmëri, se kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e saj, me gjithë transparencën e mundshme. Ka shumë pikëpyetje që e bëjnë delikate, si nisi konflikti? Nga se u provokua? Janë pyetje pa përgjigje. Cilat ishin rrethanat e momenteve të fundit, dhe nga kush u mor vendimi për të dhënë një zgjidhje fatale, ndërkohë që ekzistonin edhe alternativa të tjera që do të garantonin jetën”,  u shpreh Dule.

Ai tha se prioriteti i parë dhe i vetëm në çdo operacion, përveç në regjimin e Kim Jong Un, është shpëtimi i jetës së forcave të rendit dhe atij me të cilin operohet, gjë që në këtë rast sipas tij, është shkelur.

Dule deklaroi se është momenti i drejtësisë dhe i së vërtetës dhe se policia e ka vënë vetë në pikëpyetje operacionin e saj të djeshëm.

Gjithashtu ai kërkoi ekspertiza mjekësore të jetë e përbashkët, edhe nga shteti grek, përveç asaj shqiptare, duke pasur parasysh dyshtetësinë e viktimës.

35-vjeçari minoritar grek mbeti i vrarë pasditen e kësaj të diele gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, teksa ishte i rrethuar.

Gjithçka pasi më herët ai kishte qëlluar në ajër në fshat dhe më tej kur policia ishte vënë në ndjekje, kishte shkrepur armën dhe ndaj uniformave blu.

Kacifas prej pak ditësh ishte kthyer në Gjirokastër pasi jetonte në Athinë. Ai ishte i divorcuar dhe kishte një vajzë 13 vjeçe. /a.y/noa.al

Flet nëna e të vrarit në Gjirokastër: Shqiptarët s’i donin pakicat! Pse duhet të më vrisnin djalin

Si nisi terrori në Gjirokastër, “Kostandini mendoi se policia i kishte hequr flamurin”

Vrasja e minoritarit, ministrja greke: Asnjë flamur nuk u ul, të gjithë u valëvitën

Vrasja në Bularat, reagon ministria e Jashtme shqiptare: Zhgënjim për deklaratën zyrtare të Greqisë

Mediat e Athinës: Policia shqiptare vrau Konstandinin sapo ngriti flamurin grek

Policia e Shtetit reagon për vrasjen e të riut në Bularat, si ndodhi ngjarja deri në ekzekutim

Vrasja e ekstremistit grek, ministria e Jashtme helene: E papranueshme, të zbardhet ngjarja

Hapi zjarr ndaj policisë, 35-vjeçari ekzekutohet nga forcat RENEA

“Greqi, ose vdekje!” Çfarë kishte paralajmëruar i riu që hapi zjarr ndaj policisë në Gjirokastër