Transmetuar më 28-10-2018, 18:52

Ministria e Jashtme e Greqisë kërkon nga autoritetet shqiptare zbardhjen e ngjarjes ku mbeti i vrarë një shtetas grek.

Përmes një njoftimi për shtyp, thuhet se është e rëndë që ngjarja përfundoi me një viktimë, në rastin konkret 35-vjeçari Kostandinos Kaçifa.

“Shprehim dhembjen e thellë për vdekjen e homogjenit grek dhe ngushëllime familjes. Në çdo rast, është i papranueshëm fakti që një operacion arriti deri aty sa të humbasim jetë njeriu. Presim nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë te kushteve në të cilat humbi jetën shtetasi grek në fjalë dhe do kryejmë menjëherë veprimet e duhura.”, thuhet në reagimi e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë”, thuhet në reagim.

Sa i përket ngjarjes, ajo u regjistrua në Bularat të Gjirokastrës, ku Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, teksa ka hapur zjarr me armë duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi 35-vjeçari grek. /k.k/noa.al/

Hapi zjarr ndaj policisë, 35-vjeçari ekzekutohet nga forcat RENEA