Transmetuar më 28-10-2018, 15:52

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjirokastër.

Mësohet se i vrarë, gjatë ditës së sotme, ka mbetur një person.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi 35-vjeçar Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë.

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij, ku në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me armë duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nën drejtimin e Prokurorisë.

Policia thotë se 35-vjeçari Kaçifa është nga Bularati i Gjirokastrës, por kohët e fundit jetonte në Athinë dhe prej disa ditësh ishte kthyer në vendlindje. /a.k/noa.al/

Terror në Gjirokastër! Breshëri të shtënash dhe sulm ndaj policisë

Hapi zjarr ndaj policisë, kush është personi që terrorizoi Gjirokastrën