Transmetuar më 29-10-2018, 09:55

Nëna e 35-vjeçarit Kostandions Kaçifa, i cili mbeti i vrarë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, pasi hapi zjarr ndaj policisë, flet për mediat greke.

Mes lotësh, gruaja minoritare pyet, “Pse duhet të më vrisnin djalin?”

Po ashtu ajo shprehet se shqiptarët nuk i donin pakicat, dhe thotë se nuk e do më jetën.

“Unë nuk e dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim. Pse e vranë tim bir?”, pyet gruaja mes lotësh, siç mund të dëgjoni në videon më poshtë.

Viktima bashkë me dy motrat e tij jetoni në Athinë, ndërsa vetëm prej dy ditësh, i riu ishte kthyer në Gjirokastër.

Lidhur me ngjarjen Policia e Shtetit tha se fillimisht ishte raportuar se në fshat ka pasur të shtëna me armë. Dhe sapo policia mbërriti në zonë, është hasur me të shtënat e të riut.

“Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë”, sqarohet nga Policia e Shtetit.

Në këto kushte, policia ka kërkuar edhe mbështetje me efektivë shtesë, si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.

Kështu, në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat, Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore, thotë policia.

Po ashtu, është kontrolluar edhe banesa e tij, por nuk është gjetur në shtëpi. Më vonë, forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.

Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa, ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa, thuhet në reagimin e policisë.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamuflazhi. /a.y/noa.al

Si nisi terrori në Gjirokastër, “Kostandini mendoi se policia i kishte hequr flamurin”

Vrasja e minoritarit, ministrja greke: Asnjë flamur nuk u ul, të gjithë u valëvitën

Vrasja në Bularat, reagon ministria e Jashtme shqiptare: Zhgënjim për deklaratën zyrtare të Greqisë

Mediat e Athinës: Policia shqiptare vrau Konstandinin sapo ngriti flamurin grek

Policia e Shtetit reagon për vrasjen e të riut në Bularat, si ndodhi ngjarja deri në ekzekutim

Vrasja e ekstremistit grek, ministria e Jashtme helene: E papranueshme, të zbardhet ngjarja

Hapi zjarr ndaj policisë, 35-vjeçari ekzekutohet nga forcat RENEA

“Greqi, ose vdekje!” Çfarë kishte paralajmëruar i riu që hapi zjarr ndaj policisë në Gjirokastër