Transmetuar më 29-10-2018, 08:11

Ministrja greke e Kulturës, Myrsini Zorba, komenton vrasjen e 35-vjeçari Kostandions Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Teksa dje ndodhej në ceremoninë festive në Shqipëri, ku kishte përfaqësues të të dy shteteve, ajo thotë se Kaçifa ka qëlluar pasi konsideronte se marrëveshja mes dy qeverive për të nderuar kujtimin e të rënëve.

“Në varrezat e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit. Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetësisht, pa asnjë problem. Gjatë rrugës u informuam se një minoritar kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhti. Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valëvitën lart”, shkruan ministrja Zorba.

Më tej thotë se pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuan se i dyshuari minoritar grek, ishte rrethuar nga policia,  ku i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe ndaj e vranë.

Sipas saj, është e paimagjinueshme të krahasosh atmosferën tepër emocionuese të paradites me ngjarjen tragjike. /a.y/noa.al

Vrasja në Bularat, reagon ministria e Jashtme shqiptare: Zhgënjim për deklaratën zyrtare të Greqisë

Mediat e Athinës: Policia shqiptare vrau Konstandinin sapo ngriti flamurin grek

Policia e Shtetit reagon për vrasjen e të riut në Bularat, si ndodhi ngjarja deri në ekzekutim

Vrasja e ekstremistit grek, ministria e Jashtme helene: E papranueshme, të zbardhet ngjarja

Hapi zjarr ndaj policisë, 35-vjeçari ekzekutohet nga forcat RENEA

“Greqi, ose vdekje!” Çfarë kishte paralajmëruar i riu që hapi zjarr ndaj policisë në Gjirokastër