Transmetuar më 28-10-2018, 19:45

Ka shkaktuar një “stuhi” reagimesh vrasja e 35-vjeçarit në Bularat të Gjirokastrës.

Së fundmi, ministria e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur zhgënjim për deklaratat zyrtare të Greqisë për ngjarjen në fjalë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”, thuhet në reagimin e institucionit diplomatik shqiptar.

Në njoftimin për mediat, ministria thotë se kjo ngjarje nuk duhet të marrë ngjyrime politike.

“Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke”, përfundon reagimi. /k.k/noa.al/