Transmetuar më 28-10-2018, 19:35

Mediat në Athinë i kanë bërë jehonë vrasjes së ekstremistit grek, në Bularat të Gjirokastrës.

Madje një pjesë e shtypit ka shkruar se “Konstandini u vra nga policia pak pasi viktima ngriti flamurin grek në varrezat e ushtarëve grekë në Bularat”.

Po, Policia e Shtetit shqiptar reagoi duke thënë se 35-vjeçari është ekzekutuar në një shpat mali.

Ndërkaq, për ngjarjen ka reaguar edhe ministrja e Kulturës në Greqi.

Mirsini Zorba ka theksuar se nuk është ulur asnjë flamur në Bularat të Gjirokastrës, por të gjithë sipas saj janë valvitur lart.

Ajo tregon detaje gjatë qëndrimit në Gjirokastër, por shton se lajmin për vrasjen e shtetasit grek e ka marrë vesh pasi është larguar nga Bularati.

Deklarata e plotë:

“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë.

Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetë qetë, pa asnjë problem.Gjatë rrugës u informuam se një homogjenë kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti!

Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik”.

Policia e Shtetit reagon për vrasjen e grekut në Bularat, si ndodhi ngjarja deri në ekzekutim

Vrasja e ekstremistit grek, ministria e Jashtme helene: E papranueshme, të zbardhet ngjarja

U ekzekutua nga RENEA, detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit

Hapi zjarr ndaj policisë, 35-vjeçari ekzekutohet nga forcat RENEA

“Greqi, ose vdekje!” Çfarë kishte paralajmëruar i riu që hapi zjarr ndaj policisë në Gjirokastër

Hapi zjarr ndaj policisë, kush është personi që terrorizoi Gjirokastrën

Terror në Gjirokastër! Breshëri të shtënash dhe sulm ndaj policisë