Transmetuar më 05-10-2018, 12:32

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, lidhur me krimin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën.

Dyshohet se konflikti që përfundoi me një të vrarë dhe tre të plagosur, ka nisur pas sherrit për këngëtaren Elvana Gjata.

Kjo pasi dyshohet se këngëtarja është ngacmuar nga një prej të dëmtuarve teksa ndodhej në lokal, çka ka çuar në lindjen e sherrit të përgjakshëm.

Por mes të shpallurve në kërkim, dyshohet të jetë edhe i dashuri i këngëtares.

Ervin Mata 31 vjeç, mendohet të jetë partneri i Gjatës, i cili duket se ka kërkuar ndihmën e shokëve, pas ngacmimit që iu bë këngëtares.

Kujtojmë se në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim Ervin Mata, 31 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç dhe Merviol Billo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ata dyshohet janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri- tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë një person dhe dy të plagosur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip “Glock”, 11 gëzhoja 10 000 euro, tre automjete dhe aparate celularë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. /a.y/noa.al

Krimi me një të vrarë në ish-Bllok, policia: U arrestuan dy të plagosurit, në kërkim 3 të tjerë

Një i vrarë dhe 3 të plagosur në Tiranë, identifikohet autori, gjendet një motor i braktisur

Ngjarja në ish-Bllok! Blindohet spitali Ushtarak, RENEA zbarkon të mbrojë të plagosurit

Të shtënat ish-Bllok, identifikohet personi që u ekzekutua me armë zjarri. Tre të plagosur

Mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në ish-Bllok. Kush është Ervis Martinaj, i akuzuar për vrasjen e Linzës

Të shtënat me armë në ish-Bllok, kush janë dy personat që u plagosën?

Dalin detaje të reja nga vrasja dhe plagosjet në ish-Bllok, foto dhe video nga vendngjarja

Një i vrarë dhe 3 të plagosur në ish-Bllok, kush është shënjestra dhe e kaluara e tij

Një i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, kush është biznesmeni që u qëllua në ish-Bllok