Transmetuar më 05-10-2018, 08:11

Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën mbrëmjen e lënë pas në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Viktimë mbeti Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj, Eljon Hato, si dhe me dëmtime më të lehta edhe R.P.

Viktima dhe dy të plagosurit kanë qenë së bashku në një tavolinë, ndërsa i dëmtuari tjetër ka qenë në ambientet e lokalit duke mos pasur lidhje me ngjarjen.

Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së të enjtes, rreth orës 21:50.

Viktima Fabjol Gaxha, ishte badigard i Ervis Martinajt. Në momentin që ka ndodhur ngjarja mësohet se ka ndërhyrë për ta mbrojtur, por mbeti i vdekur.

Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur, është një emër i njohur për policinë.

Nga informacionet e para mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

I plagosur në gjendje serioze për jetën ka mbetur Eljon Hato. /a.y/noa.al 

Ngjarja në ish-Bllok! Blindohet spitali Ushtarak, RENEA zbarkon të mbrojë të plagosurit

Të shtënat ish-Bllok, identifikohet personi që u ekzekutua me armë zjarri. Tre të plagosur

Mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në ish-Bllok. Kush është Ervis Martinaj, i akuzuar për vrasjen e Linzës

Të shtënat me armë në ish-Bllok, kush janë dy personat që u plagosën?

Dalin detaje të reja nga vrasja dhe plagosjet në ish-Bllok, foto dhe video nga vendngjarja