Transmetuar më 04-10-2018, 23:01

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 21:50, në një lokal.

Një person është është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një nga zonat më të frekuenturana në kryeqytet, në ish-Bllok.

Njëri nga të plagosurit e ngjarjes së sotme në ish-Bllok, është Ervis Martinaj, një emër i njohur për policinë.

Ervis Martinaj

Nga informacionet e para mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore ku po punohet për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. /a.k/noa.al/