Transmetuar më 05-10-2018, 00:03

Forca të shumta policie dhe trupat e RENEA-s kanë zbarkuar në Spitalin Ushtarak për të mbrojtur dy të plagosurit nga ndonjë përplasje e mundshme.

Duke ditur se i plagosuri Ervis Martinaj është një person me precedent të mëparshëm penal, policia ka marrë masa për çdo të papritur.

Ngjarja tragjike është shënuar të enjten në darkë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shkëmbimi me armë.

Mësohet se gjatë të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vdekur Fabiol Gaxha.

I ndjeri dyshohet se ka qenë badigard i Ervis Martinajt, ndërsa në momentin që ka ndodhur ngjarja mësohet se ka ndërhyrë për ta mbrojtur, por mbeti i vdekur.

I plagosur në gjendje kritike për jetën ka mbetur edhe Eljon Hato si dhe R.P. /noa.al/