Transmetuar më 04-10-2018, 23:39

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 21:50, në një lokal tek ish-Blloku, raporton noaal duke dhënë detaje nga vendi i krimit.

Një person është është vrarë me armë zjarri dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një nga zonat më të frekuenturana në kryeqytet, në ish-Bllok.

Mësohet se gjatë të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vdekur Fabjol Gaxha.

I ndjeri dyshohet se ka qenë badigard i Ervis Martinajt, ndërsa në momentin që ka ndodhur ngjarja mësohet se ka ndërhyrë për ta mbrojtur, por mbeti i vdekur.

Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur, është një emër i njohur për policinë. 

Nga informacionet e para mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

I plagosur në gjendje seriozepër jetën ka mbetur Eljon Hato.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore ku po punohet për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. /a.k/noa.al/