Transmetuar më 04-10-2018, 22:35

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Një person është është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një nga zonat më të frekuenturana në kryeqytet, në ish-Bllok.

Njëri nga të plagosurit e ngjarjes së sotme në ish-Bllok, është Ervis Martinaj. 

Nga informacionet e para mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 21:50, në një lokal në qendër të ish-Bllokut.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Në vendin e krimit kanë mbërritur forca të shumta policore. Ata thanë se po punohet për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. /a.k/noa.al/