Transmetuar më 05-10-2018, 11:38

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me krimin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Krimi ndodhi në në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve si dhe shpalljen në kërkim të tre të tjerëve.

Të arrestuarit janë Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu është shpallur në kërkim E. M., 31 vjeç, F. A., 42 vjeç dhe M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Bëhet me dije mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri- tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj, dhe Eljon Hato, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip “Glock”, 11 gëzhoja 10 000 euro, tre automjete dhe aparate celularë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Dyshohet se konflikti që përfundoi me një të vrarë dhe tre të plagosur, ka nisur pas sherrit për një këngëtare.

Bëhet fjalë për këngëtaren Elvana Gjata, e cila dyshohet se është ngacmuar nga një prej të dëmtuarve teksa ndodhej në lokal, çka ka çuar në lindjen e sherrit.

Dyshohet se ka qenë viktima ai që ka ngacmuar këngëtaren, duke bërë që të nisë konflikti i përgjakshëm. /a.y/noa.al

Një i vrarë dhe 3 të plagosur në Tiranë, identifikohet autori, gjendet një motor i braktisur

Ngjarja në ish-Bllok! Blindohet spitali Ushtarak, RENEA zbarkon të mbrojë të plagosurit

Të shtënat ish-Bllok, identifikohet personi që u ekzekutua me armë zjarri. Tre të plagosur

Mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në ish-Bllok. Kush është Ervis Martinaj, i akuzuar për vrasjen e Linzës

Të shtënat me armë në ish-Bllok, kush janë dy personat që u plagosën?

Dalin detaje të reja nga vrasja dhe plagosjet në ish-Bllok, foto dhe video nga vendngjarja

Një i vrarë dhe 3 të plagosur në ish-Bllok, kush është shënjestra dhe e kaluara e tij

Një i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, kush është biznesmeni që u qëllua në ish-Bllok