Transmetuar më 05-10-2018, 10:36

Identifikohet autori i dyshuar i krimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato dhe me dëmtime më të lehta R.P.

Bëhet me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë sa ka ndodhur, duke çuar në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarit.

Për shkaqe hetimore identiteti i tij nuk bëhet me dije, teksa rezulton se ai është ekspert në përdorimin e armëve.

Sakaq gjatë ditës së sotme pranë Kopshtit Botanik në Tiranë, është gjetur edhe një motor i braktisur, i cili mendohet të ketë lidhje me ngjarjen.

Deri më tani janë shoqëruar 20 persona në polici, si të dyshuar që mund të kenë dijeni.

Mësohet se gjatë konfliktit janë përdorur dy pistoleta, ku një person ka qëlluar me distancë të afërt.

Gjithçka është paraprirë nga një konflikt fizik, ku më pas ka pasur shkëmbim zjarri.

Dyshohet se shënjestra nuk ka qenë viktima Fabjol Gaxha, por miku i tij për të cilin punonte si truproje, 36-vjeçari Ervis Martinaj nga Burreli.

Ky i fundit është emër i njohur për policinë, madje rezulton i përfshirë në një vrasje. Ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në zonën e Linzës, në vitin 2015.

Jo vetëm kaq, por emri i tij përmendet edhe në dosjen kundër Emiljano Shullazit. /a.y/noa.al

Ngjarja në ish-Bllok! Blindohet spitali Ushtarak, RENEA zbarkon të mbrojë të plagosurit

Të shtënat ish-Bllok, identifikohet personi që u ekzekutua me armë zjarri. Tre të plagosur

Mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në ish-Bllok. Kush është Ervis Martinaj, i akuzuar për vrasjen e Linzës

Të shtënat me armë në ish-Bllok, kush janë dy personat që u plagosën?

Dalin detaje të reja nga vrasja dhe plagosjet në ish-Bllok, foto dhe video nga vendngjarja

Një i vrarë dhe 3 të plagosur në ish-Bllok, kush është shënjestra dhe e kaluara e tij

Një i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, kush është biznesmeni që u qëllua në ish-Bllok