Transmetuar më 05-10-2018, 08:34

Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën, mbrëmjen e lënë pas në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Policia tha se dyshohet se shënjestra nuk ka qenë viktima Fabjol Gaxha, por miku i tij për të cilin punonte si badigard, 36-vjeçari Ervis Martinaj nga Burreli.

Ky i fundit është emër i njohur për policinë, madje rezulton i përfshirë në një vrasje.

Ervis Martinaj është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në zonën e Linzës, në vitin 2015.

Jo vetëm kaq por emri i tij përmendet edhe në dosjen kundër Emiljano Shullazit.

Mbrëmjen e së enjtes nga të shtënat mbeti i vdekur Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj, Eljon Hato, si dhe me dëmtime më të lehta, R.P.

Si ndodhi vrasja në Linzë

Të pandehurit kanë drekuar në këtë lokal dhe në momentin e largimit kanë parë Nikën dhe pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri.

Referuar deklarimeve të të pandehurve, gjykata pretendon se Ervis Martinaj ka vënë re shtetasin Enton Nika që po shihte nga ata, duke folur nëpër dhëmbë, që i është dukur si sharje të pandehurit Ervis.

Ai i është drejtuar të ndjerit Enton Nika duke i thënë ‘o çuni, hajde një sekondë’.

Pasi janë afruar, i pandehuri Ervis i ka hedhur dorën në qafë të ndjerit Enton duke i thënë: ‘A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj’.

Entoni i ka thënë ‘qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika dhe më largo pak atë dorën nga supi se ta këpus’”, rrëfehej nisja e konfliktit në vendim.

Më tej të pandehurit janë përfshirë në konflikt fizik me ta, ku në një moment i pandehuri Emiljano Tasho ka qëlluar me një armë pistoletë, sipas tij nga pakujdesia, drejt Enton Nikës, duke e lënë të vdekur. /a.y/noa.al

Ngjarja në ish-Bllok! Blindohet spitali Ushtarak, RENEA zbarkon të mbrojë të plagosurit

Të shtënat ish-Bllok, identifikohet personi që u ekzekutua me armë zjarri. Tre të plagosur

Mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në ish-Bllok. Kush është Ervis Martinaj, i akuzuar për vrasjen e Linzës

Të shtënat me armë në ish-Bllok, kush janë dy personat që u plagosën?

Dalin detaje të reja nga vrasja dhe plagosjet në ish-Bllok, foto dhe video nga vendngjarja