





Korçë, 6 dhjetor 2016, NOA.al- Marsela Toshi, 24- vjeçarja e cila humbi dy djemtë e saj të mitur, pasi i shoqi i vrau dhe vari veten është vënë nën hetim.
Marsela Toshi (Behari), 24 vjeçe, banuese në Korçë, po hetohet në gjenjde të lirë.
Policia thotë se rocedimi ndaj saj ka filluar pasi, ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe më pas është larguar për në shtetin grek, konkretisht J.T., dhe V.T., të moshave 7 dhe 4 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë, së bashku me trupin e bashkëshortit të saj Naum Toshi, mëngjesin e djeshëm në banesën e tyre, në lagjen nr 4 Korçë.
Në ngarkim të saj materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Marsela ishte martuar me Naumin, pas një martese të dështuar nga e cila kishte një djalë dhe më pas kishte sjellë në jetë edhe fëmijën 4- vjeçar të tyre.
Ajo tha se ishte larguar drejt Greqisë për të punuar dhe ishte grindur me të shoqin, i cili nuk e aprovonte vendimin e saj.
Ajo tha se i shoqi Naum Toshi nuk e ka dhunuar, por se të dielën ishin zënë me njeri tjetrin dhe ajo ishte larguar nga shtëpia.
“Ika në Greqi të punoja, në fillim do gjeja punë e shtëpi dhe më pas do i merrja. Ai më thoshte gjej për të ngrënë, bëj ç’të duash, ke fëmijë për të ushqyer”, është shprehur Marsela në polici./a.y/noa.al
Krimi horror në Korçë, si u njoh Naumi me Marselën në Athinë
Babai që vrau dy fëmijët, tregonte në letër pse po e kryente krimin
“Vari 2 fëmijët dhe veten”. Babai: Ajo shkatërroi çdo gjë, unë po iki me fëmijët
Krimi në Korçë, dy orë para vrasjes nëna shkoi të merrte fëmijët
Krimi në Korçë, ky është personi që mbyti dy fëmijët dhe vari veten
Burri vrau dy fëmijët dhe veten në Korçë, kjo është gruaja që i braktisi
Masakra e Korçë, gjatë natës në shtëpi ishte nëna e vogëlushëve
Makabriteti i Korçës me vogëlushët dhe babanë e varur, kambanë alarmi për të gjithë
Kryefamiljari që vari dy fëmijët dhe veten, ishte braktisur nga e shoqja
Vari dy fëmijët dhe veten, letra që gjeti babai i viktimës dhe dyshimet mbi krimin horror
Horror në Korçë, babai var dy fëmijët e mitur dhe i jep fund jetës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





