








Korçë, 5 dhjetor 2016, NOA.al- Krimi i ndodhur në Korçë ende pa zbardhur e hëna, dyshohet të jetë kryer në gjendje të rënduar psikologjike nga 41- vjeçari Naum Toshi, pas largimit nga shtëpia e gruas së tij Marsela Toshi 24 vjeçe.
Vajza që shikoni në fotografi është gruaja dhe nëna që braktisi dy fëmijët e saj 6 dhe 4 vjeç, para afro një muaji.
Ajo punonte si kameriere në një lokal nate në Korçë dhe kjo duket se ka shkaktuar probleme në çift, madje dyshohet se e reja e la babanë e njërit nga djemve të saj, pasi kishte nisur një lidhje tjetër.
Mësohet se ajo ka punuar dhe në Greqi si kameriere ku kishte jetuar me të shoqin për disa vit.
Sipas dëshmive të fqinjëve, natën mes të dielës dhe të hënës ajo kishte qenë në shtëpi tek i shoqi dhe fëmijët, ku ishin dëgjuar debate të ashpra.
Gruaja e 41-vjeçarit Naum Toshi kishte shkuar në banesën ku ndodhej i shoqi me dy fëmijët e saj 4 dhe 6 vjeç, natën mes të dielës dhe të hënësdhe pas largimit të saj ndodhi dhe krimi me tre viktima.
Pas largimit të gruas, Naum Toshi 41 vjeç, dyshohet se i mori jetën dy fëmijëve 4 dhe 6 vjeç, për të varur më tej dhe veten.
Prej më se një muaji Marsela ishte larguar nga shtëpia, ku mendohet se e ka lënë të shoqin për një njeri tjetër dhe kthimi i saj ditën e djeshme, dyshohet të jetë bërë për të marrë fëmijët.
Gruaja ka hyrë gjatë natës për në Shqipëri nga Greqia ku dhe ka shkuar në banesën e të shoqit dhe rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm ka dalë sërish nga territori shqiptar.
Mësohet se vrasja e vogëlushëve ka ndodhur duke i varur me tel në njërën nga dhomat e shtëpisë në katin e dytë.
Fqinjët pohojnë se kanë dëgjuar ulërimat e fëmijëve, po nuk e kanë menduar se mund të ndodhte një krim.
Toshi, i cili jetonte me dy të vegjlit njëri 6 vjeç i ardhur në jetë nga një lidhje e mëparshme e gruas së tij, dhe 4- vjeçari i lindur nga martesa e tyre, duket se nuk e ka përballuar dot vendimin e së shoqes.
Në këto kushte në gjendje të rënduar psikologjike, ai u ka marrë jetën dy vogëlushëve dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe me veten, duke u varur.
“Ngjituni lart” kishte shkruar 41- vjeçari në një letër të ngjitur në derën e shtëpisë, të cilën e kishte gjetur i ati i tij, i cili është përballur mëngjesin e sotëm me skenën drithëruese.
Fëmija i madh mendohet se ishte i gruas nga martesa e mëparshme dhe tashmë ajo, duke nisur një lidhje të re dashurore, e kishte braktisur bashkë me djalin e dytë që kishte lindur me Naumin, duke ia lënë atij të dy fëmijët pas largimit.
Motra e Naumit, Lindita Golka, tregon se krimin e zbuloi babai i tyre në mëngjes, kur gjeti në derën e shtëpisë së vëllait një letër ku shkruhej “Ngjituni lart”. Ajo rrëfen se babai i saj u ngjit lart dhe atje gjeti trupat e të treve pa jetë, ç’ka ka bërë bërë që të telefonojë policinë i tmerruar nga ajo që pa./a.y/noa.al
Makabriteti i Korçës me vogëlushët dhe babanë e varur, kambanë alarmi për të gjithë
Kryefamiljari që vari dy fëmijët dhe veten, ishte braktisur nga e shoqja
Vari dy fëmijët dhe veten, letra që gjeti babai i viktimës dhe dyshimet mbi krimin horror
Horror në Korçë, babai var dy fëmijët e mitur dhe i jep fund jetës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





