
Korçë, 5 dhjetor 2016, NOA.al- Një ngjarje drithëruese nga ato më të rëndat që mund të dëgjohen ka ndodhur në Korçë, me pasojë tre viktima.
Një kryefamiljar u ka marrë jetën dy fëmijëve të mitur djalit të tij 4 vjeç dhe atij që i kishte sjellë e shoqja pas vetëm 6 vjeç, duke i varur dhe më tej i ka dhënë fund dhe jetës në të njëjtën mënyrë.
Policia bën me dije se në ora 07:36 të mëngjesit të sotëm, është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen nr.4 Korçë është vetëvarur në banesë shtetasi Naum Toshi, 41 vjeç.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca, ku u konstatua se kryefamiljari ka varur dy djemtë të mitur 4 dhe 6 vjeç e më pas edhe veten.
Mësohet se ka qenë babai i Toshit dhe gjyshi i të miturve ai që i ka gjetur trupat e pajetë, duke vënë kujen.
Viktima jetonte vetëm me dy fëmijët të mitur, pasi gruaja i ishte larguar rreth dy muaj më parë.
Rrethanat e kësaj ngjarje tronditëse nuk dihen ende, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e tyre./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





