




Korçë, 6 dhjetor 2016, NOA.al- Lidhja e dështuar martesore dhe pamundësia për të mbajtur fëmijët e mitur, dyshohet të jenë shkaku që 41- vjeçari Naum Toshi, mbyti në banesën e tij në Korçë djalin 4 vjeç, djalin 6 vjeç që e shoqja kishte sjellë nga një martesë e mëparshme dhe i dha fund jetës duke u varur.
Por në një letër që kishte lënë pak para krimit makabër drejtuar të atit, ai shpjegonte arsyet që e detyruan t’u merrte jetën të vegjëlve dhe vetes.
“Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë s’të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! S’më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! S’u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë s’pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”, shkruhej në letër.
Toshi fajësonte të shoqen 24- vjeçare se kishte marrë rrugët, pasi punonte në lokalet e natës dhe nuk kthehej në shtëpi.
Ndërsa krimi i rëndë u shënua natën mes të dielës dhe të hënës, në sistemin TIMS rezultoi se gruaja e cila braktisi familjen dhe që dyshohet të ketë nisur një lidhje tjetër, kishte qenë në Shqipëri gjatë së dielës.
Më konkretisht ajo kishte hyrë në orën 02.00 të mëngjesit dhe kishte kaluar kufirin drejt Greqisë në Kapshticë në orën 16.00 po të dielën.
Ajo është ndaluar në shtëpinë ku kishte jetuar me të shoqin lidhur me kujdesin për fëmijët dhe pas debateve me Naumin është larguar sërish po të dielën, duke ndikuar në aktin e rëndë që kushtoi jetën e dy vogëlushve./a.y/noa.al
Burri vrau dy fëmijët dhe veten në Korçë, kjo është gruaja që i braktisi
Makabriteti i Korçës me vogëlushët dhe babanë e varur, kambanë alarmi për të gjithë
Kryefamiljari që vari dy fëmijët dhe veten, ishte braktisur nga e shoqja
Vari dy fëmijët dhe veten, letra që gjeti babai i viktimës dhe dyshimet mbi krimin horror
Horror në Korçë, babai var dy fëmijët e mitur dhe i jep fund jetës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





