

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me letrën, që 41-vjeçari Naum Toshi, kishte lënë për babain e tij, përpara se të varte dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas veten e tij.
Letra është lexuar në emisionin “Njerëz në Fokus”, në News24, të cilën 41-vjeçari e kishte lënë për babain e tij dhe shkruante se vendimi ishte për shkak të problemeve me bashkëshorten Marselën, e cila sipas tij nuk hoqi dorë nga jeta e rrugës dhe shkatërroi çdo gjë.
Në kushtet e një tronditjeje të thellë dhe dhe pas një sherri që dyshohet se ka pasur me 22-vjeçaren e cila kishte mbërritur për pak orë nga Greqia në Korçë, Naum Toshi ka ndërmarrë aktin ekstrem duke varur dy fëmijët dhe më pas veten.
“Ngjitu lart dhe shiko. Babi, unë nuk të pyeta kur e mora gruan dhe nuk po të pyes as tani pse po iki. Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete. Ajo mori rrugë tjetër. Nuk më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës. Nuk u kujdes asnjhëherë për fëmijët. Asnjëherë nuk pyeti nëse ushqeheshin apo jo. Ajo shkatërroi çdo gjë. Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi”, shkruan në letrën e lënë 41-vjeçari Naum Toshi.
Akti ekstrem që ndërmori babai 41-vjeçar, ka tronditur jo vetëm Korçën por gjithë opinionin shqiptar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





