Transmetuar më 05-12-2016, 13:58

Korçë, 5 dhjetor 2016, NOA.al- Personi që shikoni në fotografi është Naum Toshi, 41- vjeçari i cili tronditi mbarë vendin me aktin e rëndë të cilin dyshohet se e ka kryer.

Ai akuzohet se gjatë natës ende pa zbardhur e hëna, mbyti dy fëmijët 4 dhe 6 vjeç, ndërsa më tej vari veten në banesë.

Dyshohet se gjithçka u bë prej tij në gjendje të rënduar psikologjike nga, pas largimit nga shtëpia e gruas së tij Marsela Toshi 24 vjeçe.

Gruaja e tij punonte si kameriere në një lokal nate në Korçë dhe kjo duket se ka shkaktuar probleme në çift, madje dyshohet se e reja e la babanë e njërit nga djemve të saj, pasi kishte nisur një lidhje tjetër.

Mësohet se ajo ka punuar dhe në Greqi si kameaiere ku kishte jetuar me të shoqin për disa vit.

Sipas dëshmive të fqinjëve, natën mes të dielës dhe të hënës ajo kishte qenë në shtëpi tek i shoqi dhe fëmijët, ku ishin dëgjuar debate të ashpra.

Gruaja e 41-vjeçarit Naum Toshi kishte shkuar në banesën ku ndodhej i shoqi me dy fëmijët e saj 4 dhe 6 vjeç, më i madhi i sjellë në jetë prej saj nga një martesë e mëparshme, natën mes të dielës dhe të hënës dhe pas largimit të saj ndodhi dhe krimi me tre viktima.

Prej më se një muaji Marsela ishte larguar nga shtëpia, ku mendohet se e ka lënë të shoqin për një njeri tjetër.

Gruaja ka hyrë gjatë natës për në Shqipëri nga Greqia ku dhe ka shkuar në banesën e të shoqit dhe rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm ka dalë sërish nga territori shqiptar.

Fqinjët pohojnë se kanë dëgjuar ulërimat e fëmijëve, po nuk e kanë menduar se mund të ndodhte një krim.

Në këto kushte në gjendje të rënduar psikologjike, ai u ka marrë jetën dy vogëlushëve dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe me veten, duke u varur.

Fëmija i madh mendohet se ishte i gruas nga martesa e mëparshme dhe tashmë ajo, duke nisur një lidhje të re dashurore, e kishte braktisur bashkë me djalin e dytë që kishte lindur me Naumin, duke ia lënë atij të dy fëmijët pas largimit./a.y/noa.al

Burri vrau dy fëmijët dhe veten në Korçë, kjo është gruaja që i braktisi

Makabriteti i Korçës me vogëlushët dhe babanë e varur, kambanë alarmi për të gjithë

Kryefamiljari që vari dy fëmijët dhe veten, ishte braktisur nga e shoqja

Vari dy fëmijët dhe veten, letra që gjeti babai i viktimës dhe dyshimet mbi krimin horror

Horror në Korçë, babai var dy fëmijët e mitur dhe i jep fund jetës  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd