Transmetuar më 06-12-2016, 09:21

Zbulohen detaje të reja nga familja Toshi në Korçë, ku ditën e djeshme kryefamiljari Naum Toshi vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas veten.

41- vjeçari ishte njohur në Athinë të Greqisë me Marselën pesë vite më parë, ndërsa ajo sapo ishte ndarë nga i shoqi dhe jetonte e vetme me djalin e mitur.

Naumi është afruar me të në një situatë të vështirë, e kishte ndihmuar dhe mbështetur ndërsa më pas ishin martuar bashkë.

Marsela nuk kishte dokumente për të qëndruar në Greqi, ndërsa Naumi, i cili ishte pjesë e komunitetit vlleh, ishte i pajisur me dokumentacion të rregullt dhe pas martese edhe ajo u bë me “letra”.

Nuk vonoi shumë dhe pas djalit të Marselës, çifti u bë me një djalë tjetër.

Por ndërsa për disa kohë kishin jetuar në Greqi, me kthimin në Korçë, Marsela nuk kishte arritur të shkëputje nga shteti fqinj.

E reja fierake, nisi të punojë në një lokal nate so kamariere gjë që solli krisjen e parë mes tyre, për shkak se Naumi nuk ishte dakord.

Jo vetëm kaq por herë pas here ajo kishte shkuar në Greqi, duke i’a lënë fëmijët të shoqit, ndërsa thoshte se shkonte për punë.

Së fundmi 41- vjeçari dyshonte se bashkëshortja, kishte krijuar një lidhje tjetër, pasi prej më se një muaji ishte larguar nga shtëpia.

Në takimin e fundit gjatë së dielës, ata kanë debatuar dhe Marsela është larguar sërish për në shtetin fqinj, duke çuar që natën duke u gdhirë e hënë, kryefamiljari t’u marrë jetën dy të vegjëlve dhe më pas t’i japë fund jetës.

Naumi i kishte lënë dhe një letër të atit para krimit, ku fajësonte të shoqen për gjithçka.

“Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë s’të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! S’më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! S’u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë s’pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”, shkruhej në letër./a.y/noa.al

Babai që vrau dy fëmijët, tregonte në letër pse po e kryente krimin

“Vari 2 fëmijët dhe veten”. Babai: Ajo shkatërroi çdo gjë, unë po iki me fëmijët

Krimi në Korçë, dy orë para vrasjes nëna shkoi të merrte fëmijët

Krimi në Korçë, ky është personi që mbyti dy fëmijët dhe vari veten

Burri vrau dy fëmijët dhe veten në Korçë, kjo është gruaja që i braktisi

Masakra e Korçë, gjatë natës në shtëpi ishte nëna e vogëlushëve

Makabriteti i Korçës me vogëlushët dhe babanë e varur, kambanë alarmi për të gjithë

Kryefamiljari që vari dy fëmijët dhe veten, ishte braktisur nga e shoqja

Vari dy fëmijët dhe veten, letra që gjeti babai i viktimës dhe dyshimet mbi krimin horror

Horror në Korçë, babai var dy fëmijët e mitur dhe i jep fund jetës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd