Transmetuar më 06-12-2016, 10:11

Korçë, 6 dhjetor 2016, NOA.al- “Të dielën u zumë dhe ika nga shtëpia”. Janë këto fjalët e thëna nga 24- vjeçarja Maresla Toshi në polici, lidhur me krimin makabër ku i shoqi 17 vjet më i madh në moshë vrau djalin e saj 6 vjeç, djalin e tyre 4 dhe më tej vari veten.

Gruaja e cila pasi mësoi krimin ditën e djeshme u kthye nga Greqia nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës dhe u shoqërua në polici.

Ajo tha se i shoqi Naum Toshi nuk e ka dhunuar, por se të dielën ishin zënë me njeri tjetrin dhe ajo ishte larguar nga shtëpia drejt shtetit fqinj.

“Ika në Greqi të punoja. Në fillim do gjeja punë e shtëpi dhe më pas do i merrja. Ai më thoshte gjej për të ngrënë, bëj ç’të duash, ke fëmijë për të ushqyer”, është shprehur Marsela.

Së fundmi 41- vjeçari mendohet se dyshonte se bashkëshortja, kishte krijuar një lidhje tjetër, pasi prej më se një muaji ishte larguar nga shtëpia.

Ajo kishte punuar edhe si kameriere në lokale nate në Korçë, para se të largohej drejt Greqisë.

Në takimin e fundit gjatë së dielës, ata kanë debatuar dhe Marsela është larguar sërish për në shtetin fqinj, duke çuar që natën duke u gdhirë e hënë, kryefamiljari t’u marrë jetën dy të vegjëlve dhe më pas t’i japë fund jetës.

Naumi i kishte lënë dhe një letër të atit para krimit, ku fajësonte të shoqen për gjithçka.

“Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë s’të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! S’më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! S’u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë s’pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”, shkruhej në letër./a.y/noa.al

Krimi horror në Korçë, si u njoh Naumi me Marselën në Athinë

Babai që vrau dy fëmijët, tregonte në letër pse po e kryente krimin

“Vari 2 fëmijët dhe veten”. Babai: Ajo shkatërroi çdo gjë, unë po iki me fëmijët

Krimi në Korçë, dy orë para vrasjes nëna shkoi të merrte fëmijët

Krimi në Korçë, ky është personi që mbyti dy fëmijët dhe vari veten

Burri vrau dy fëmijët dhe veten në Korçë, kjo është gruaja që i braktisi

Masakra e Korçë, gjatë natës në shtëpi ishte nëna e vogëlushëve

Makabriteti i Korçës me vogëlushët dhe babanë e varur, kambanë alarmi për të gjithë

Kryefamiljari që vari dy fëmijët dhe veten, ishte braktisur nga e shoqja

Vari dy fëmijët dhe veten, letra që gjeti babai i viktimës dhe dyshimet mbi krimin horror

Horror në Korçë, babai var dy fëmijët e mitur dhe i jep fund jetës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd