Transmetuar më 16-07-2024, 14:37

SHBA- Një grua që ishte ulur pas Donald Trump kur ai i mbijetoi atentatit të tij, ka ngjallur dyshime për sjelljen e saj të çuditshme. Pamjet që tregojnë gruan e paidentifikuar, e veshur me syze dielli, një këmishë të bardhë dhe një kapele të zezë duke nxjerrë telefonin e saj ndërsa të shtënat shpërthyen në mitingun e Pensilvanisë. Pamjet janë bërë virale ndërsa janë ngritur shumë pikëpyetje.

Teksa të gjithë uleshin në tokë nga frika ajo nuk jep asnjë shenjë paniku ndërsa nis e filmon ngjarjen. Imazhet kanë shtuar teori të çmendura të konspiracionit të cilat kanë ardhur nga ndjekësit e rrjeteve sociale.

Një postim në X, ku u kërkon njerëzve t’i kushtojnë vëmendje gruas, është parë më shumë se 19 milionë herë. Një tjetër postim viral thotë: ‘Të dëgjosh të shtëna dhe aq e qetë nxjerr telefonin. A ju duket si sjellje normale?’

Disa përdorues të X madje teorizuan se gruaja bëri ‘një tundje koke’ përpara se të dëgjoheshin të shtënat ndërsa një tjetër pretendon se gruaja ishte ‘bashkëpunëtore’.

Tentativa për vrasjen e ish-presidentit ka shkaktuar një lum reagimesh, disa të çuditshme dhe disa që pasqyrojnë pasiguritë e frikshme që rrethojnë sulmin, si dhe klimën e ethshme dhe të polarizuar politike të Amerikës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit