Transmetuar më 23-05-2024, 15:02

BRITANI E MADHE- Noa.al/ Moment tronditës për një turiste e cila u sulmua nga kali i Gardës së Mbretit Charles. Kali befas kafshon turisten teksa ajo pozon për një foto.

Videoja, e cila është bërë virale në rrjetet sociale me mbi 855,000 shikime, tregon gruan duke vënë dorën në qafën e kalit ndërsa pozon.

Kali më pas kthen kokën drejt gruas përpara se të nguli dhëmbët në fustanin e saj. E frikësuar turistja pengohet mbrapa dhe për pak sa nuk rrëzohet.

Kafsha, e hipur nga një anëtar i kalorësisë shtëpiake, ishte vendosur pranë një tabele që paralajmëronte vizitorët: ‘Kujdes! Kuajt mund të shkelmojnë ose kafshojnë.’

Pavarësisht se shumë i konsiderojnë ato si atraksione turistike, Garda e Mbretit përbëhet nga ushtarë elitë të cilët kanë për detyrë të mbrojnë jetën dhe pronat e monarkut. Në momentin kur kali sulmoi turisten, kalorësi as që e ktheu kokën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd