Transmetuar më 08-06-2018, 17:07

Një lidhje dashurie e nisur me pasion, e vijuar me debate, polici, dhe e përmbyllur me dy viktima. Është kjo ajo që ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë, ku 31-vjeçari Xhafer Mata, vrau me armë zjarri vajzën që dashuronte, Xhuljeta Çuni 19 vjeçe, pasi ajo refuzoi dashurinë e tij.

Por mësohet se dy të rinjtë kishin shkuar disa herë në polici, ku akuzonin njëri tjetrin.

Vajza akuzonte djalin për përndjekje, duke thënë se nuk e linte të qetë edhe pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, ndërsa ai kishte një tjetër version.

Xhaferi e akuzonte vajzën që dashuronte se i kishte marrë borxh një shumë të konsiderueshme parash dhe refuzonte që t’ia kthente.

Pikërisht për këto konflikte ata i ishin drejtuar disa herë komisariatit nr.3 të policisë, ku ajo kërkonte të merrte fund përndjekja, ndërsa ai shfajësohej duke thënë se kërkonte vetëm lekët e tij.

Por mësohet se për shkak të lidhjes që kishte krijuar me Xhuljetën, 31-vjeçari u divorcua edhe nga e shoqja në muajin janar, ku nga martesa me të ka dhe një djalë.

Mirëpo pak kohë pas divorcit të 31-vjeçarit, Xhuljeta i ka dhënë fund lidhjes mes tyre, duke bërë që i riu të humbë toruan, duke e akuzuar se i prishi familjen dhe tashmë e kishte braktisur.

Krimi i ditës së sotme ndodhi në mes të rrugës, ku i riu i kishte dalë përpara vajzës, duke i kërkuar një mundësi për të vijuar sërish bashkë.

Por kur hasi në rezistencën e saj, 31-vjeçari nxori armën dhe i mori jetën 19-vjeçares, e cila po shkonte në shkollë, pasi ishte maturante dhe kishte provimin e Letërsisë.

Mësohet se i dyshuari për krimin jetonte në një shtëpi dy katëshe në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, bashkë me prindërit dhe djalin 1 vjeç, i ardhur në jetë nga martesa e tij e parë.

E ndjera jetonte në të njëjtën lagje me Xhaferin dhe kishte punuar si shitëse në një market për disa kohë, ndërsa ishte shkëputur për shkak të provimeve të maturës. Ndërsa Xhaferi ishte inxhinier mekanik dhe punonte në një servis makinash në lagje. Madje në fund të muajit maj, ai ishte diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Pak para krimit të ndodhur në zonën e “Don Boskos”, 31-vjeçari e kishte lënë djalin tek familja fqinje, që jetonte me qera në vilën e tij, duke iu kërkuar të kujdeseshin për pak kohë për të, pasi kishte punë. /a.y/noa.al

Vrau vajzën që donte dhe veten, pamjet e rënda nga krimi që tronditi Tiranën

Krimi pas refuzimit të dashurisë, Xhuljeta u vra duke shkuar në provimin e letërsisë

Vrau vajzën që donte dhe veten: Luftova, humba shpirtin pas saj

Vrau vajzën që dashuronte dhe veten, autori i dyshuar i divorcuar dhe me një fëmijë

E vrau ish-i dashuri, fjalët e fundit që tha e reja para se të ekzekutohej

"Zemër e ëmbël me dashuri", postimi i 31 vjeçarit para se të vriste të dashurën dhe më pas veten

Ndërron jetë në spital 31 vjeçari që vrau të dashurën

Vrau 19 vjeçaren, më pas qëlloi edhe veten, kush janë viktima dhe autori (Detaje)

Tragjike, i riu vret me armë një vajzë, qëllon edhe veten