Transmetuar më 08-06-2018, 16:12

Nuk e pranoi dot refuzimin e dashurisë dhe në gjendje të rënduar psikologjike, i mori jetën vajzës që dashuronte dhe më tej i dha fund jetës.

31-vjeçari Xhafer Mata, vrau mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, me të cilin kishte qenë i lidhur për disa muaj.

Gjithçka ndodhi në mes të rrugës, ku i riu i kishte dalë përpara vajzës, duke i kërkuar një mundësi për të vijuar sërish bashkë.

Por kur hasi në rezistencën e saj, 31-vjeçari nxori armën dhe i mori jetën 19-vjeçares, e cila po shkonte në shkollë, pasi ishte maturante dhe kishte provimin e Letërsisë.

31-vjeçari nga Kukësi, mëngjesin e kësaj të premteje, vrau vajzën Xhuljeta Çunin, 19 vjeçe, pas refuzimit që mori prej saj.

Mësohet se i dyshuari për krimin jetonte në një shtëpi dy katëshe në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, bashkë me prindërit dhe djalin 1 vjeç, i ardhur në jetë nga martesa e tij e parë.

Por bazuar në dëshmitë e fqinjëve ai kishte vetëm pak kohë që ishte divorcuar.

Nga hetimet parapake rezulton se shkak për divorcin ishte bërë historia e dashurisë që kishte nisur me Xhuljetën, e zgjatur për disa muaj.

E ndjera jetonte në të njëjtën lagje me Xhaferin dhe kishte punuar si shitëse në një market për disa kohë, ndërsa ishte shkëputur për shkak të provimeve të maturës. Ndërsa Xhaferi ishte inxhinier mekanik dhe punonte në një servis makinash në lagje. Madje në fund të muajit maj, ai ishte diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Pak para krimit të ndodhur në zonën e “Don Boskos”, 31-vjeçari e kishte lënë djalin tek familja fqinje, që jetonte me qera në vilën e tij, duke iu kërkuar të kujdeseshin për pak kohë për të, pasi kishte punë. /a.y/noa.al

Vrau vajzën që donte dhe veten: Luftova, humba shpirtin pas saj

Vrau vajzën që dashuronte dhe veten, autori i dyshuar i divorcuar dhe me një fëmijë

E vrau ish-i dashuri, fjalët e fundit që tha e reja para se të ekzekutohej

"Zemër e ëmbël me dashuri", postimi i 31 vjeçarit para se të vriste të dashurën dhe më pas veten

Ndërron jetë në spital 31 vjeçari që vrau të dashurën

Vrau 19 vjeçaren, më pas qëlloi edhe veten, kush janë viktima dhe autori (Detaje)

Tragjike, i riu vret me armë një vajzë, qëllon edhe veten