Transmetuar më 08-06-2018, 09:00

Mëngjesin e sotëm një tjetër krim tronditi Tiranën.

Mësohet se një djalë ka vrarë një vajzë me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.

Autori i krimit më pas qëlloi me armë edhe veten, ndërsa ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e "Don Boskos" në Tiranë.

"Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos,  ne rrugen "Eshref Frasheri", shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes", bën me dije policia e Tiranës.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak muaj pasi një tjetër "skenar" i ngjajshëm tronditi kryeqytetin.

23 vjeçari Aldison Belulaj, vrau pranë QSUT-së Arjela Muratin, studente e juridikut dhe më pas qëlloi veten. Pak kohë pas qëndrimit në koma, edhe Belulaj ndërroi jetë./m.sh/noa.al