Transmetuar më 08-06-2018, 11:55

Zbulohen të tjera detaje lidhur me krimin që tronditi vendin mëngjesin e sotëm, ku 31-vjeçari Xhafer Mata nga Kukësi, vrau vajzën që dashuronte, Xhuljeta Çunin, 19 vjeçe, pas refuzimit që ndodhi prej saj.

Mësohet se i dyshuari për krimin jetonte në një shtëpi dy katëshe në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, bashkë me prindërit dhe djalin 1 vjeç, i ardhur në jetë nga martesa e tij e parë.

Por bazuar në dëshmitë e fqinjëve ai kishte vetëm pak kohë që ishte divorcuar.

Nga hetimet parapake rezulton se shkak për divorcin ishte bërë historia e dashurisë që kishte nisur me Xhuljetën, e zgjatur për disa muaj.

E ndjera jetonte në të njëjtën lagje me Xhaferin dhe punonte si shitëse në një market, teksa ai ishte inxhinier mekanik dhe punonte në një servis makinash në lagje.

Pak para krimit të ndodhur në zonën e “Don Boskos”, 31-vjeçari e kishte lënë djalin tek familja fqinje, që jetonte me qera në vilën e tij, duke iu kërkuar të kujdeseshin për pak kohë për të, pasi kishte punë.

Por ai nuk u kthye më pas, duke vrarë vajzën që i kishte thyer zemrën dhe më pas edhe veten. /a.y/noa.al

E vrau ish-i dashuri, fjalët e fundit që tha e reja para se të ekzekutohej

"Zemër e ëmbël me dashuri", postimi i 31 vjeçarit para se të vriste të dashurën dhe më pas veten

Ndërron jetë në spital 31 vjeçari që vrau të dashurën

Vrau 19 vjeçaren, më pas qëlloi edhe veten, kush janë viktima dhe autori (Detaje)

Tragjike, i riu vret me armë një vajzë, qëllon edhe veten